Ahmeti thirrë Kasamin në takim, ja çka biseduan

Shpërndaje

Sot në Shkup me ftesë të kreut të BDl-së është zhvilluar takim mes Ali Ahmetit dhe Bilall Kasamit.

Takimin e ka njoftuar vetë kreu i BDl-së.

Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova Kryetarin e Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami.

Me z. Kasami vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.

Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.

Në ditët në vijim, gjithësesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tonë”, shkruan kreu i BDl-se, Ali Ahmeti.

Ja edhe njoftimi i Lëvizjes BESA: