Ajdini: Para se të votosh BDl-në, “Shko tregoj nënës së Almirit, djalit të Harun Aliut, fëmijëve të atyre që u dë.nuan në rastin Monstra…”

Shpërndaje

Omer Ajdini: Para se t’më thuash që je krenar që je votues i BDl-së, të lutëm më bëj një nder:

Shko shife në sy babain e Komandant Shqiponjës dhe thuaj që je krenar që je mbështetës dhe votues i BDl-së!

Shko thuaja në sy djalit të Harun Aliut që je krenar që e voton BDl-në!

Shko thuaj me krenari që je BDl nënës së Almirit dhe fëmijëve të atyre që u dë*nuan në rastin Monstra!

Shko thuaja këtë nënës dhe babait të atij djalit/vajzës që mbaroi fakultetin duke ndarë nga kafshata e prindërve dhe tani punon në McDonald’s në Gjermani e ua la shtëpinë bosh.

Kur ta kesh bërë këtë eja dhe më thuaj edhe mua, e ndoshta atëherë do të besoj. Mirëpo kujdes, krenaria jote do i ket lënduar aq shumë saqë jamë i bindur se do të kthehesh tek unë i turpëruar!