Aksion i policisë, arrestohen 4 persona, mes tyre familjarë të një kandidati për kryeministër

Shpërndaje

Aksion i policisë / Arrestohen 4 persona, mes tyre familjarë të një kandidati për kryeministër

Të paktën katër persona janë arrestuar dje përballë Këshillit të Qytetit të Shkupit, njoftojnë nga MPB. Të arrestuarit janë A.Z dhe B.Z nga fshati Llaskarcë i Sarajit.

Siç mëson in7, të dy këta të arrestuar janë familjarë (djem xhaxhai) të Naser Ziberit, kandidatit për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bashkë me to mbrëmë në stacion policie janë shoqëruar të paktën edhe dy persona të tjerë. Njëri S.M dhe tjetri E.A nga Saraji dhe Gllumova.

Sipas MPB’së, personat në fjalë kanë dëmtuar një automjet të tipit “Range Rover” dhe pastaj kanë tentuar të ikin. Gjatë kontrollit tek S.M dhe A.Z janë gjetur armë (pistoletë), për të cilat nuk kanë pasur leje përkatëse.

“Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga Ministria për Punë të Brendshme.