Albin Kurti denoncon presidentin serb Vuçiq për krime lufte në Facebook, i përmend Hagën dhe shpërndan video nga YouTube

Shpërndaje

Ish kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook – e në të cilin e ka denoncuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq për fjalime që nxisin urrejtje dhe që nënkuptueshëm do të duhej të dën*oheshin për krime lufte.

Ish kryetari i partisë ku bënte pjesë Vuçiq, Vojisllav Sheshel, është dënuar nga Tribunali i Hagës, pikërisht shkaku i deklaratave të tij skandaloze e urrejtëse në kohët kur ishte përshkallëzuar konflikti i armatosur në Ish-Jugosllavi.

E Kurti e ka ndarë me ndjekësit e tij një video 14 sekondëshe ku Vuçiq bën deklaratën famëkeqe ku thotë se “për çdo serb të vr*arë, do të vr*isnin njëqind myslimanë”, përcjell Periskopi.

Ky sulm ndaj presidentit Vuçiq pikërisht në lidhje me çështjen e krimeve të luftës, e nxitjes së krimeve të luftës, ndodh pikërisht dy ditë pasi presidenti Thaçi kreu intervistimin e tij në Hagë nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për më tepër, Kurti ka përmendur edhe Hagën në postimin e tij duke thënë që këto materiale ishin deponuar nga Natasha Kandiq në vitin 2005 në prokurorinë për krime lufte në Serbi dhe në Tribunalin e Hagës.

Reputacioni i Kosovës është dëmtuar ndjeshëm pas paralajmërimit të aktakuzës ndaj presidentit të vendit, z.Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, z.Veseli.

Kurti është kritikuar nga përkrahësit e PDK-së se nuk ka mbrojtur mjaftueshëm luftën e UÇK-së.

Statusi i plotë: