Albin Kurti kujton Enver Zymberin – kritikon Hashim Thaçin

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar Enver Zymberin, i cili para 9 vjetësh humbi jetën në krye të detyrës pjesëtari i forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas Kurtit, Zymberi bashkë me shumë policë të tjerë morën pjesë në një aksion që synonte vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Por ai aksion u ndërpre me urdhër të kryeministrit të atëhershëm (tani president në fund të mandatit të tij). Rendi e ligji nuk u vendosën atje, përkundrazi, e më pas pushtetarët asokohe vendosën të negociojnë dhe të integrojnë në institucione pikërisht strukturat përgjegjëse për vr*asjen e Enver Zymberit”.

“Gjatë këtyre 9 viteve përpjekjet për drejtësi kanë qenë të pamjaftueshme, për të mos thënë që kanë munguar tërësisht. Por Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për ta shtrirë rendin e drejtësinë në gjithë vendin, që sjell drejtësi edhe për Enver Zymberin. Atë drejtësi ia kemi borxh Kosovës, Republikës sonë dhe policëve të saj”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: