Aleanca ia ofron BDl-së të gjithë deputetët për “kryeministrin shqiptar”, BDl i refuzon për një kuti votimi në Zajas!

Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i dha një mundësi të artë BDl-së dhe Ali Ahmetit të rrisë numrin e deputetëve, e madje edhe të kërkon kryeministrin shqiptar, kuptohet nëse e ka seriozisht. Ai tha se deputetët e koalicionit opozitar do t’i dhurohen BDl-së, vetëm nëse dëshmohet se procesi zgjedhor në fshatin e lindjes së Ahmetit, Zajas, ka qenë i rregullt.

“Ftojmë KSHZ-në, BDl-në, cilëndo parti, secilën organizatë ndërkombëtare, secilën palë të interesuar apo të obliguar për të pasur Drejtësi, të zgjedhë një vendvotim, cilëndo qoftë, në Zajas! Më pas le të krahasohet numri i atyre që kanë votuar me numrin e personave që jetojnë atje, apo kanë bërë hyrje dalje në kufi!

Nëse shifrat përkojnë ne jemi gati të pranojmë rezultatet aktuale zgjedhore që sot, dhe të dhurojmë të gjithë mandatet tona, por nëse këto shifra nuk do të përputhen atëherë ne presim që të zbatohet Ligji!

Ne meritojmë Zgjedhje/Jo Vjedhje!”, ka thënë Taravari, duke u shprehur i bindur se në këto zgjedhje ka ndodhur vjedhje e vullnetit të votuesit shqiptar.

Nga BDl ende nuk ka përgjigje ndaj kësaj pyetje, që krijon përshtypje se Ali Ahmeti refuzon të ketë plus 12 deputetë (15+12=27), refuzon kryeministrin shqiptar, vetëm e vetëm të mos hetohen zgjedhjet në Zajas, vlerësojnë analistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.