Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi fillojnë mandatin e shtatë të deputetit

Shpërndaje

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i BDl-së Ali Ahmeti do të jenë rekorderë në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Thaçi dhe Ahmeti do të fillojnë mandatin e shtatë si deputetë.

Përveç tyre, mandatin e shtatë e fillon edhe kryetari i Partisë Serbe, Ivan Stoilkoviç, i cili u zgjodh deputet si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Kuvendi i ri do të ketë 92 deputetë të rinj dhe 28 nga përbërja e vjetër.