Ali Ahmeti: U takova me Bilall Kasamin, biseduam për integrimet evropiane dhe reformat

Shpërndaje

Kreu i BDl-së, Ali Ahmeti në ‘Facebook’ bëri të ditur se pas bisedës telefonik të javës së kaluar, sot në Shkup është takuar me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Me Kasamin vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkërisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR. Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti shpreson se gajtë ditëve në vijim do të realizoj takime me pune edhe me krerët e partive të tjera opozitare shqiptare.