Anketa më e re: LSDM-BESA në epërsi ndaj VMRO-së, ASH-AAA ndaj BDl-së (Dokument)

Shpërndaje

Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim (CRPC) ka realizuar një anketë,në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Bëhet fjalë për anketë të realizuar “sy më sy” me 1381 të anketuar në kontakt të drejpërdrejt sipas metodës të rastësishme. Anketa është realizuar në të gjitha njësitë zgjedhore, në periudhë prej 28 qershor deri më 5 korrik të vitit 2020.

Pas anketës së realizuar dhe të dhënat e përpunuara, “Qendra për Hulumtime Politike dhe Komunikim” i ka marrë rezutatet në vijim:

Rezultatet nga të gjitha njësitë zgjedhore

Anketa tregon se për koalicionin “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM do të votojnë 36,5% e të anketuarve, ndërsa për koalicionin “Ripërtrirje” të udhëhequr nga VMRO – DPMNE do të votojnë 32,3% e të anketuarve.

Në bllokun politik shqiptar, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të votojnë 6,3% ndërsa, për BDl 5,5% e të anketuarve. Numrat tregojnë se koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM-në është në epërsi prej 4,2% ndaj oponentit politik, koalicionit “Ripërtrirje” në krye me VMRO DPMNE-në.

Te partitë politike shqiptare, koalicioni Aleanca dhe Alternative është në epërsi për 0,8% nga oponenti politik BDl.

Nga anketa e realizuar, 22,4% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për një parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 1

Në njësinë zgjedhore numër 1 koalicioni “Mundemi” në krye me LSDM-në është në avantazh për 10,5% ndaj koalicionit “Ripërtrirje” në krye me VMRO DPMNE-në. Përkatësisht, të anketuarit janë përgjigjur se për LSDM-në dhe koalicionit do të votonin 38,4 ndërsa për VMRO – DPMNE-në dhe koalicionin 27,9% Në bllokun politik shqiptar, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative është në avantazh prej 0,2% ndaj BDl-së. 22,1% e të anketuarve në njësinë zgjedhore 1 janë përgjigjur se do të votojnë për një parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 2

Në njësinë zgjedhore nr. 2 LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 5,6% . Përkatësisht, 31,3 % janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 25,7%.

Në bllokun politik shqiptar, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative është para BDl-së për 1,4%. Përkatësisht për koalicionin Aleanca dhe Alternativa do të votonin 7,9%, ndërsa për BDl-në 6,5%. 28,6% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

 Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 3

Në njësinë zgjedhore nr. 3 VMRO DPMNE është para LSDM-së për 7,4% . Përkatësisht, 33,8 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 41.2%. Për koalicionin Aleanca dhe Alternativa do të votonin 0,1% e të anketuarve dhe numër i njëjtë i të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për BDl-në. 24.8 %e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 4

Në njësinë zgjedhore nr. 4 LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 0,9% . Përkatësisht, 40.8% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 39.9%. Në bllokun politik shqiptar, për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të votonin 0,1%. Numër i njëjtë i të anketuarve dhe numër i njëjtë i të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për BDl-në. 19.1% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr. 5

Në njësinë zgjedhore nr. 5 LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 1,3% . Përkatësisht, 32,7 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 31.4%. Në bllokun politik shqiptar, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është para BDl-së për 0,2%. Përkatsisht për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën do të votonin 5,4%, ndërsa për BDl-në 5,2%. 23,5 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

Rezultatet nga njësia zgjedhore nr 6.

Në njësinë zgjedhore nr. 6 anketa tregon se për Aleancën për Shqiptarët dhe për Alternativën do të votonin 23,7 dërsa për BDl-më 20,9%. Në këtë njësi zgjedhore Aleanca dhe Aternativa është para BDl-së për 2,8%.

Te blloku politik maqedonas LSDM është para VMRO-DPMNE-së për 9,9 % . Përkatësisht, 19,9 % e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për LSDM-në ndërsa për VMRO – DPMNE-në 10,7%.

23% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për parti tjetër apo aspak nuk do të votojnë.

 Zaev dhe Sela liderët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të të anketuarve

Anketa tregon se në bazë të përgigjeve të të anketuarve, votuesit kanë më shumë besim në liderin e LSDM-së. Zoran Zaev. Për dallim nga oponenti i tij politik, Hristijan Mickoski të cilit i besojnë 27,9% e të anketuarve, Zaevit i besojnë 31,3%, që është për 3,4 % më shumë. Kurse në bllokun politik shqiptar, besim më të madhe gëzon Ziadin Sela me 6,5%,  i ndjekur  nga  afër prej Ali Ahmetit që gëzon besimin e 5,4% të të anketuarve.

Poashtu, për Bilall Kasamin e Lëvizjes Besa që është në koalicion me LSDM-në , 1.9%e të anketuarve i kanë dhënë besimin,  kurse për Afrim Gashin  dhe Menduh Thaçin, janë deklaruar 0,7% , respektivisht,1%.

25,3% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk i besojn 23% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk i besojnë asnërit prej liderëve partiak.

Për të parë anketën e plotë kliko KËTU