Arbër Zaimi: Uji që nuk lëviz bëhet moçal e burim sëmundjesh

Shpërndaje

Shqiptarët e Maqedonisë Veriore e dinë, siç e di secili popull, se ujët që nuk lëviz bëhet moçal e burim sëmundjesh.

Kur politikanët rrinë aq gjatë në pushtet sa që duken si “mbretër”, është koha të largohen. As F. D. Roosevelt-i nuk ka mbajtur 18 vite pushtet, edhe pse fitoi një luftë botërore dhe rriti ndjeshëm ekonominë dhe mirëqenien sociale të amerikanëve.

Është koha që të vihet në provë atdhetaria, ndershmëria dhe qytetaria e Zijadin Selës dhe e Afrim Gashit. Të tjerët janë provuar gjatë, e gjendja ku na kanë sjellë nuk është për t’u mburrur.