Arrin në Kosovë ambasadori i ri gjerman, Jorn Rhode

Shpërndaje

Sot në Kosovë ka arritur ambasadori i ri gjerman, Jorn Rohde.

Ambasadori i ri Rohde përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se sot do të dorëzojë kredencialet e tij.

Me këtë rast ai ka falënderuar për mikpritjen e ambasadorit Christian Heldt, duke thënë se mezi pret t’i takojë të gjithë.

“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe kemi arritur në Kosovë. E falënderoj Christian Heldtin për këtë mikpritje të ngrohtë dhe mezi pres të ju takojë të gjithëve këtu. Juaji, Jorn Rohde”, ka thënë ai.