Azizi: “BDl fajtori numër një për instalimin e diktaturës dhe ngritjen e diktatorit Nikolla Gruevski”

Shpërndaje

Lëvizja Besa është i vetmi subjekt që ka treguar besnikëri në fjalën e dhënë, sidomos në situata kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve, kështu është deklaruar Adnan Azizi në një paraqitje televizive.

”BDl është fajtori numri një, në krye me Ali Ahmetin, që është një mjeshtër i manipulimit, per t’i ikë situatës për të dhënë llogari për të gjithë ato dështime qeverisjes 18 vjeçare dhe për instalimin e diktaturës gjatë periudhës dhe ngritjes së diktatorit Nikolla Gruevski dhe një qeverie dhe një partie antishqiptare, VMRO-DPMNE, që rezultoi me gjithë atë diskriminim ekonomik, raste të montuara politike, eliminime dhe vrasje drejtëpërsëdrejti është përgjegjëse BDl, sepse ajo i ka përfaqësu shqiptarët”, është deklaruar Aiziz.

Azizi më tej ka numëruar dështimet e BDl-së në sfera të ndryshme. Sipas tij, ideja për kryeministër shqiptar e propozuar nga BDl është tallje me qytetarët.