Banori i Veshallës i bën horë BDl-në: 18 Vite asnjë investim në malësinë e Tetovës! (Video)

Shpërndaje

Kandidati për deputet nga rradhët e BDl Bajram Rexhepi Ministri pa resor Hisen Xhemaili, dhe Nënkryetari i Degës së Tetovës Ibrahim Deari dje vizituan fshatrat e malësisë së Tetovës. Në fshatin Veshallë të Tetovës ku të pranishë ishte një numër i vogël i fshatarve po thuajse 10 persona ata nuk kaluan aq mire madje u turpëruan keq nga banori i revoltuar i fshatit Veshallë i cili si duket kishte pritur gjetë momentin për tu’a plasur ca kritika në fytyrë. Ai pasi ju uroj mirëseardhje ne Fshatin e tij, i pyeti se ku i keni figurat kryesore të partisë duke aluduar në Kryetaren e Komunës së Tetovës dhe figura tjera politike që kanë marrë vota për 18 vite duke i lënë në gjendje të mjerueshme banorët e Veshallës dhe të Malësisë së Tetovës.

Banori i revoltuar i Veshallës i kritikoj zyrtaret e BDl se partia e tyre i ka bërë qiraxhinjë në shtëpite e veta, 18 vite asnjë investim për banorët e Veshallës dhe per fshatrat tjera të Malësisë së Tetovëd nga BDl “Prej 18 Viteve pushtet Zonja Arifi 8 vite gati në pushtet lokal si kryetare e Komunës dhe për dallim në periudhën kur ishte Kryetar Komune Hazbi Lika i cili deri diku ka punuar dhe ështe munduar per fshatin tonë ndërsa në kohën e Teuta Arifit nuk është ngul as edhe një gozhdë në fshatin Veshallë.

18 Vite ju keni fituar pushtetin edhe atë lokal edhe atë qëndror, pse anashkaloni malësinë e Tetovës ka pyetur banori i revoltuar i Veshallës, duke e vënë në siklet karavanin e BDl të cilët kishin shkuar te kërkojnë vota për BDl. Një siklet të tillë e kishte edhe Ibrahim Deari i cili në vend të përgjigjes për pergjegjësinë e BDl për 18 vite mundohej me batuta ts relaksoje situatën se BDl ka filluar të reformohet dhe se perpos Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit të gjitha figurat tjera për deputet janë te reja përfshi edhe kandidatin për deputet Bajram Rexhepin.