BDl pengon ardhjen e Albin Kurtit në tubimin e koalicionit “Tash është Koha” në Shkup

Shpërndaje

Sipas informacioneve jo-zyrtare nga shtabi i Koalicionit ,,tash është koha” edhe pse ishte e konfirmuar pjesëmarrja e Liderit të VV Albin Kurti në tubimin përmbyllës të fushatës,ende mbetet jo e qartë nëse Albin Kurti do të vijë sonte në Shkup ose jo,pengesë sipas tyre mundë të jetë vendimi i Qeverisë së Maqedonisë se Veriut me të cilin për hyrje në MKD për Qytetarët e Kosovës kërkohet PCR-test.

Nësë kjo ka të bëjë me pengesën e qëllimshëm nga ana e pushtetit ose jo,nga shtabi i Koalicionit as nuk e mohojnë por as nuk e pohojnë një gjë të tillë, ata thonë ,,gjithçka pritet nga ky pushtet në ikje sepse vërehet edhe friga por dhe paniku në mesin e tyre, prandaj nuk është për tu çuditur nëse edhe kjo po bëhet me qëllim”.

Në anën tjetër në rrjetet sociale qarkullojnë shpekulime se Albin Kurti përmes një video mesazhi do tju drejtohet pjesmarrësve në tubimin përmbyllës të koalocionit ,,tash është koha” që do të mbahet sonte para godinës së Qeverisë në ora 20:00./infomagazin.net