BDl thotë: Na duhen kazinotë, janë të dobishme për ekonominë e vendit

Shpërndaje

Përgjatë fushatës politike, çdo parti tashmë po diskuton për zgjidhjen e problemit me kazinotë në Maqedoni e Veriut. Lëvizja Anti- bixhoz javë më parë doli me propozim për mbyllje të tërësishme të tyre, por një gjë e tillë nuk po i bën përshtypje Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga atje thonë që me anë ligjore të rregullohet statusi i tyre duke bërë që lojërat e fatit të jenë 1 kilometër larg institucioneve shkollore. Poashtu potencojnë që kazinotë na duhen sepse janë të mira për ekonominë e vendit. Një gjë e tillë tashmë ka irrituar organizatat për mbylljen e kazinove si dhe shumë organizata të shoqërisë civile.

Ndonëse, partitë tjera politike kërkojnë që ata të mbyllen tërësisht, ndërsa BDl vlerëson që ata janë të dobishme për ekonominë e vendit këtë e saktësojnë në videon e mëposhtme.