Benesa përfshihet nga flakët, momenti kur fëmijët hidhen nga kati i tretë për të shpëtuar

Shpërndaje

Dy fëmijë kanë arritur të mbijetojnë pasi u hodhën pothuajse nga 15 metra lartësi, pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.Ngjarja është shënuar në qytetin Grenoble të Francës. Fëmijët që u hodhën nga lartësia, ishin të moshës 10 dhe tre vjeç, ndërsa sapo ranë u pritën nga një student 25 vjeçar i quajtur Athoumani Walid, i cili si pasojë mbeti me një krahë të thyer.

I riu ka thënë për mediat vendase se dëgjoi thirrjet për ndihmë të fëmijëve dhe në mënyrë instiktive u drejtua drejt atyre.“Pashë dy fëmijë duke bërtitur. Ata ishin në dritaren e katit të tretë. Kishte shumë tym, flakë dhe shpërthime. Fëmijët u trembën, qanin gjatë gjithë kohës. Njëri nga fëmijët bërtiti dhe tha që nuk kemi çelësat për të dalë”, u shpreh Athoumani Walid.

Sakaq, raportohet se fëmijët nuk u dëmtuan nga ky incident, por vetëm se si pasojë e thithjes së tymit pësuan asfiksim për disa minuta.

Video BBC: