Bujar Osmani: I kemi numrat, qeveri mund të bëjmë me VMRO-në!?

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri dhe zyrtari i BDl-së, Bujar Osmani, tha në Top Tema tek Telma se mandati nuk i jepet atij që fiton më shumë vota në zgjedhje, por atij që do të sigurojë 61 deputetë. Sipas tij, bileta hyrëse për negociatat për formimin e një qeverie në të cilën do të merrte pjesë BDl-ja është respektimi për Marrëveshjen e Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjes së Fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

-Nëse kjo është në rregull, atëherë ne mund të kalojmë në programin e negociatave dhe çështjet praktike, në drejtim të ndarjes së përgjegjësive. Kjo nuk do të thotë që ne e përjashtojmë VMRO-DPMNE-në, por le ta thonë vetë. Për ne, nuk ka debat për çështje të tjera nëse nuk ka deklaratë publike si garanci për respektimin e marrëveshjeve – tha Osmani.

Ai thekson se qasja e tyre do të jetë formimi i një qeverie sa më shpejtë të jetë e mundur, siç thotë ai për shkak të , pandemisë, pasojave socio-ekonomike dhe përgatitjes së konferencës së parë ndërqeveritare me KE.

-Ne para zgjedhjeve thamë se duam të vazhdojmë me LSDM-në për të zgjidhur çështjet e rëndësishme. Ne thamë që para zgjedhjeve dhe para se të diheshin rezultatet. Ajo që tha Zaev për BDl nuk ishte e mirë, veçanërisht pasi bëhet fjalë për partnerë. Ndoshta ai që e imponoi atë retorikë ndaj tijë do të marrë përgjegjësi, por është një fushatë,qytetarët janë deklaruar vetë, rezultatet janë këto. Tani duhet të përqëndrohemi tek e ardhmja – thotë Osmani

Osmani thot se sa i takonë Kryeministrit ne do të heqim dorë nëse Lsdm ofron argumente të forta.

Ata ndoshta do të dalin me kandidatin e tyre dhe në përputhje me argumentet që do të paraqesim, do të shohim se për çfarë do të biem dakord në tryezën e bisedimeve. Kjo është një ofertë për të rrëzuar etnocentrizmin, sepse deri më tani, të qenit shqiptar ishte një kriter për përjashtimin për 12 pozicione në vendë, nga Presidenti e deri te Guvernatori – thotë Osmani.

Intervista ne gjuhen maqedone: