Certifikata e deputetit të BDl’së, në maqedonisht dhe turqisht / Asnjë shkronjë në Gjuhën Shqipe (Foto)

Shpërndaje

Këtyre ditëve Komisioni Shtetëror Zgjedhor i pajisi të gjithë ata që fituan në listat zgjedhore me çertifikata për deputetë, përcjell in7.

Të gjithë deputetët e subjekteve politike shiqptare këto certifikata i kanë në dy gjuhë, në maqedonisht edhe në gjuhën shqipe.

Por këtu spikat rasti me deputetin nga rradhët e BDl, Ismail Jahoski, i cili në telefonatat tona ishte i pakapshëm, e që i përket komunitetit “torbesh”, pra që flasin gjuhën maqdonase, por që përkatësinë fetare e kanë muslimane, KSHZ-jë certifikatën e ka lëshuar përveç në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën turke.

Gjatë fushatës BDl ishte fokusuar në një fjalor pak më nacionalist duke nxjerrë edhe kandidat për kryeministër shqiptar.