Çfarë po ndodh në Itali, stuhi e fuqishme, përmbytet Milano, uji deri në 2 metra (VIDEO)

Shpërndaje

Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon prej mëngjesit të sotëm.

Autoritetet kanë marrë shumë telefonata për ndihmë, pasi ishin përmbytur nga uji, kryesisht në zonat veriore mes Sesto San Giovanni dhe Cinisello Balsamo.

Lumi Seveso doli nga shtrati, duke krijuar probleme me trafikun në disa zona të Italisë.

Situata është shqetësuese edhe në Lambro, ku sipas mediave italiane, uji ka arritur deri në 1.90 cm.