“Ç’tu themi fëmijëve të prindërve të zhdukur nga Millosheviçi?”

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet të merret sot në intervistë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës në Hagë, lidhur me akuzat për kri*me lufte.

Para mbërritjes së kreut të shtetit në seli, një grup shqiptarësh janë mbledhur para godinës duke protestuar.

Sikundër shihet nga kjo video protestuesit mbajnë pankarta që kujtojnë krimet e Serbisë të kryera në Kosovë.

“Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar”, “Ne e shohim se nuk ka drejtësi për të gjithë, por nuk kemi besuar se nuk ka fare drejtësi”, “Ky është rac*izëm” “Çfarë duhet t’u themi fëmijëve të prindërve të zhdukur nga regjimi i Millosheviçit?”, “Ku është drejtësia për 20 mijë gra të përdhu*nuara në Kosovë nga regjimi serb”, thuhet në disa prej pankartave të protestuesve.

Kujtojmë që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli për mbi 100 kri*me lufte të pretenduara se janë kryer gjatë luftës.