Demiri: Kandidati për kryeministër shqiptar nga BDl, strategji për të hutuar shqiptarët dhe për të mbledhur vota

Shpërndaje

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Besa, Abdush Demiri, në emisionin ”Debat zgjedhor” në TVM2, ka folur për programin politik të koalicionit ”Mundemi”.

Demiri ka folur poashtu edhe për dështimet politike të BDl-së për qeverisjen 16 vjeçare, si dhe kandidatin për kryeministër shqiptar të propozuar nga BDl.

Sipas tij, kandidati për kryeministër shqiptar është një PR strategji për të hutuar shqiptarët dhe vetëm për të mbledhur votat.