Deputeti i BDl-së, Ismail Jahoski harron votuesit shqiptar, falënderon vetëm në gjuhën maqedonase

Shpërndaje

Deputeti nga radhët e BDl-së Ismail Jahovski apo i njohur si pronar i rrjetit të bizneseve të naftës ‘Pucko Petrol, vazhdimisht e ka shpërfillur gjuhën shqipe, edhe pse ka qenë kandidatë nga partia e integristëve.

Jahovski gjatë fushatës së bërë gjithmonë është drejtuar në gjuhë maqedonase, si dhe shkrimet e tij dhe materialet propaganduese gjenden vetëm në gjuhën maqedonase. Jahovski, i cili ishte i dyti në listën e BDl-së në zonën zgjedhore numër 5, ku votat i morri nga shqiptarët, siç duket nuk shpreh asnjë falënderim për nacionalitetin shqiptar. Gjithashtu Jahovski, u bë deputet në një zonë zgjedhore, ku ekzistojnë fakte të shumta për manipulim zgjedhor nga radhët e aktivistëve të BDl-së, andaj siç duket ai me këtë gjest tenton të tregoj forcën e tij që posedon mbi subjektin e Ahmetit.

Edhe pse u përfol që shqiptarët fituan më shumë deputet kësaj radhe, Jahovski nuk mund të llogaritet i tillë.