Deri në ora 13:00 kanë votuar 23,81% e qytetarëve, dalja më e ulët në njësinë zgjedhore nr.6

Shpërndaje

Deri në ora 13:00, dalja në votime sot është 23,81%. Nga KSHZ bëjnë të ditur se në 3368 vend votime kanë votuar 432,026 qytetarë.

Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani informon se në njësinë e parë zgjedhore dalja është 27,09%. Në njësinë e dytë zgjedhore, dalja është 21,64%, në të tretën 28,92%, në të katërtën 27,45%, në të pestën 23,11% dhe në të gjashtën, 15,58 përqind.

Shabani theksoi se në KSHZ deri tani nuk ka arritur asnjë ankesë për parregullsi.