E turpshme: Fermerit kosovar i vidhen 100 dele

Shpërndaje

Në ditën e djeshme konkretisht në orët e mbrëmjes në fshatin Kuklibeg të komunës së Dragashit është raportuar se rreth 100 Dele janë vjedhur nga persona ende të paidentifikuar.

Pasi që pronari Nesim Halimi për shkak të disa problemeve shëndetësore kishte udhëtuar për në Prizren e kështu që persona të paidentifikuar kanë gjetur rastin dhe kanë arritur të futen në stanin e tij ku dhe kanë vjedhur një numër të konsiderueshëm të Deleve.

Pronari kishte njoftuar Policinë e Kosovës ku këta të fundit deri më tani janë në vendngjarje për të mbledhur prova të mjaftueshme në lidhje me këtë vjedhje.

Nesimi ka një kërkesë nga të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion të raportojnë atë në Tel 044 33 55 38 ose edhe në Organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Për të identifikuar delet e këtij pronari ato kanë një shenjë në kurriz në formë të rrethit me një pikë në mes.