Fjalimi i Hashim Thaçit para intervistimit në Hagë

Shpërndaje

Sot jam këtu për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe luftuar – një Kosovë të pavarur bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multi-etnike dhe sundim të ligjit. Jam gati të përballem me sfidën e radhës dhe t’ia dalë me sukses për djalin tim, familjen, njerëzit dhe vendin tim.

Askush nuk mund ta rishkruajë historinë. Ky është çmimi për lirinë. Besoj në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

Kosova është një histori suksesi dhe jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është të jetë anëtar i BE-së, NATO-s dhe miqësi të përjetshme me SHBA-të.