“Funksionari i BDl-së shkruan ‘shqip’ me 100 gabime”, reagon Petrit Saraçini: Jo Shqipëris, po Shqipërisë,…

Shpërndaje

Zyrtari i BDl-së në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri është lavdëruar me “zyrtarizimin” e gjuhës shqipe në Maqedoni, por lavdatën e ka shkruar me 100 gabime.

E ka thumbur Petrit Saraçini, duke ia përmirësuar gabimet e bëra. Këto gabime të funksionarëve të BDl-së, siç i ka bë Valmir Aziri, po shtojnë dyshimet se BDl gjuhën shqipe dhe çështjen shqiptare e shfrytëzon për marketing dhe për të përfituar për interesa personale.

Më poshtë e keni tekstin e Valmir Azirit perplot me gabime dhe reagimin e Petrit Saraçinit.