Fushata përfundon në mesnatë dhe fillon heshtja zgjedhore

Shpërndaje

Dita e fundit që partitë t’i bindin qytetarët të votojnë për njërën nga 15 opsionet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Heshtja zgjedhore fillon sonte në mesnatë, dhe votimi tre-ditor fillon nesër. Të parët që do të votojnë janë të personat në izolim dhe të infektuar me Kovid-19, ose në total 706 vetë sipas informacioneve të fundit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ka më shumë se 50 votues të regjistruar në izolim në Strugë dhe Resnjë, 30 në Ohër dhe Kumanovë, dhe nga dhjetëra në Aerodrom, Karposh dhe Gazi Babë. Mediat, vëzhguesit dhe të gjithë ata që janë të interesuar të monitorojnë votimin e së nesërmes do të marrin pajisje mbrojtëse nga KSHZ-ja.

Sipas protokollit të votimit, në vendvotim do të hyjnë vetëm aq votues sa do të ketë kuti votimi. Është e obligueshme mbajtja e maskës që votuesit do ta heqin për kohë të shkurtër vetëm për identifikim. Dezinfektimi i duarve është i obligueshëm para dhe pas votimit. Vendvotimet që nuk plotësojnë standardet e votimit në kushte pandemie, tashmë janë zhvendosur në objektet më të afërta më të mëdha. Numri i përgjithshëm i votuesve në listën e zgjedhësve është 1.814.263.