Gjykata Penale kërkon gjykim për ish-kreun e Supremes, Jovo Vangellovski

Shpërndaje

Prokuroria e Shkupit nga Gjykata Penale kërkon që ish kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski të gjykohet. Prokuroria e akuzon Vangellovskin se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet, sepse në nëntor të vitit 2018 gjykatëses supreme Lidija Nedelkova qëllimisht nuk i ka dhënë shtesë të rrogës për atë muaj në vlerë prej 500 euro, siç ka bërë me të gjithë gjykatësit e tjerë. Sipas prokurorisë, kjo është në kundërshtim me ligjin për rroga të gjykatësve dhe rregullores për shtesa të rrogave. Para disa muajve Vangellovski u shkarkua nga detyra e gjykatësit për shkak të rastit të anulimit të masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan.