Grenelli për samitin e Parisit: Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbyllet në këtë takim

Shpërndaje

Richard Grenelli, i dërguar i Ppesidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se i japin përkrahje të plotë samitit të Partisit.

Madje përmes Twitterit, ai ka thënë se aty do të mbyllet çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të mbyllet në këtë takim”, është shprehur Grenelli.

“SHBA-ja ka punuar shumë për një normalizim ekonomik midis të dyja palëve, sepse ne besojmë se ky është hap i parë vendimtar për këtë konflikt afatgjatë politik”.

“Shpresojmë tek evropianët”.