Gruevski thotë: Kur do të kthehem në Maqedoni nuk do të merrem me politikë!

Shpërndaje

Ish kryeministri Nikolla Gruesvki në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemane Cajtung, flet për veprat të cilat i ngarkohen dhe planet për të ardhmen.

Ai shpreson se do ta fitoj drejtësinë për veprat penale të cilat i ngarkohen në Gjykatën Evropiane të drejtësisë. Por që veprat e tij të arrijnë deri atje, fillimisht duhet të përfundojnë të gjitha procedurat në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjitha rastet kundër meje janë të njëjta: Të paramenduara, pa kurrfarë dëshmie dhe politikisht të motivuara. Nuk e kam ndërmend të kthehem në politikë”, deklaroi Gruevski.