Haki Abazi nga Vetëvendosja në mbështetje të Ziadin Selës (Video)

Shpërndaje

Mbrëmë në Strugë ishte zv/kryeministri Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në tubimin e koalicionit ASH-AAA dhe tha: Jam i nderuar të jem këtu jo vetëm për veten time por më aq i nderuar se kam sjell të falat e kryeministrit Albin Kurti për Strugën, për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Të falat vijnë për vendin ku flitet toskërisht, gegërisht e bashkë shqip. Po ashtu tha se ndryshimi përveç se është i mirë është i merituar dhe barazia nuk mund të fitohet ndryshe përpos se duke filluar atë ndryshim që njerëzit që i vendosni në udhëheqjen tuaj të jenë njerëz që ju shërbejnë ju dhe nuk janë njerëz që zgjidhen për privilegjet e tyre personale.

Ky ndryshim duhet të ndodh gjithë shkollën e bëjmë për ta marrë notën pesë dhe ky ndryshim fillon me notën pesë. Shqiptarët fitojnë vetëm kur janë të bashkuar dhe ju këtu keni një bashkim të rëndësishëm dhe duhet ta shihni drejt në sy këtë bashkim sepse vetëm ky bashkim e bën ndryshimin dhe vetëm ky bashkim e bën fitoren e juaj.

Rrugën do e bëjmë bashkë sepse bashkë e bëjmë ndryshimin , do e bëjmë ndryshimin gjithandej ku janë shqiptarët do e përfundojmë epokën e nënçmimit , do e përfundojmë epokën për shërbimin për të tjerët dhe do i shërbejmë vetes,por ky shërbim bëhet kur kemi njerëz që bëjnë politikën me llogaridhënie, transparencë dhe jo fjalë boshe. Abazi tha se do të takohemi përsëri në Strugë, Kumanovë, Shkup, Prishtinë , Tiranë.