Hoxha: Për dallim nga të tjerët, “Mundemi” ofron program inkluziv, të bazuar në nevoja konkrete të qytetarëve

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit “Mundemi”, Arjanit Hoxha, thotë se koalicioni i tyre, po zbaton fushatë pozitive, me porosi të qarta.

“Për dallim nga partitë e tjera politike, të cilat nuk kanë ofertë të qartë politike, shërbehen me retorike folklorike dhe populizëm, madje edhe e vendosin në rrezik shëndetin e qytetarëve me atë që nuk i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për distancë dhe mbajtjen e masakve. Për dallim prej tyre, MUNDEMI ofron program inkluziv, të bazuar në nevoja konkrete dhe kërkesat e qytetarëve”, tha Hoxha.

Ai shtoi se respektimi i rekomandimeve shëndetësore për mbajtjen e disatancës dhe mbajtjen e maskave është shumë më i rëndësishëm se cilado agjendë politike, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se cilido tubim masiv pa maska dhe distancë sociale.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, tha se për vetëm dy vite e gjysëm kanë vendosur bazë të fuqishme të rritjes. Shtoi se është krenar në sukseset, por edhe i vetëdijshëm se nuk janë as përafërsisht deri te ajo që duhet të realizohet në periudhën e ardhshme. Tani është koha për mandat të pastër dhe fokus në ekonomi, gjyqësi, reformat.

Nikollovski pohon se ka edhe shumë punë për zvogëlimin e papunësisë, përkrahje për ekonominë, sjelljen e investemeve, përforcimin e sistemit shëndetësor, që tërë personeli i atjeshëm të mund të jetojë më mirë dhe më qetë.

“Kaloi java e parë e fushatës zgjedhore dhe qytetarët kanë pasur mun]dësi shumë të mirë ta shohin dallimin mes konceptit dhe programit të LSDM-së dhe koalicionit ‘Mundemi’, dhe atë që nuk mund të quhet koncept, por propagandë e zakonshme e VMRO-DPMNE-së. Qytetarët nga njëra anë kanë ofertë prej nesh. Për vetëm dy vite e gjysëm, po përsëris – për vetëm dy vite e gjysëm, është bërë përparim i madh! Askush më nuk flet as për NATO, as për BE. Aty jemi, e realizuam ëndrrën 30-vjeçare që të jemi anëtare e shoqërisë më të fuqishme botërore, të na hapen dyert të cilat prej çdoherë kanë qenë të mbyllura për neve”, tha Nikollovski.