Humanisti Halil Kastrati në prag të Kurban Bajramit, dekorohet nga presidenti Thaçi

Shpërndaje

Humanisti Hailil Kastrati është dekoruar nga presidenti.Në prag të festës së Kurban Bajramit, presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka ndarë çmimin për kontributin në fushën e humanizmit, njofton ALBAZONE MEDIA.

Kastrati e bëri të ditur me një postim në Facebook, duke publikuar foto dhe shkroi disa fjalë falënderuese.

Postimi i plotë:

‘Faleminderit z. President ThaçiJam shumë i lumtur që puna veprimtaria jonë bamirëse e nisur 10 vjet më parë, tashmë është institucionalizuar.Falë punës së palodhshme të stafit “Jetimat e Ballkanit” dhe bamirësve shqiptarë anë e kënd globit, arritëm që të kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore.

Ky bashkëpunim po vlerësohet nga të gjithë.

Në prag të Kurban Bajramit, një vlerësim të tillë na e bëri edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke na ndarë çmim për kontributin në fushën e humanizmit.Ky çmim shkon për të gjithë ju bamirës.

Faleminderit President.

Faleminderit bamirës.

Zoti ju shpërbleftë të gjithëve.