”I Love Allah”, maska e deputetit bën xhiron e medieve turke: E vendosa pasi…

Shpërndaje

Deputeti Halit Valteri, u paraqit sot në Kuvend me një maskë ku thuhej “Unë e dua Allahun”. Menjëherë fotoja ”pushtoi” mediet në vend. Maska “Unë e dua Allahun” e Halit Valteri tërhoqi vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të kolegëve parlamentarë apo gazetarëve. Në Turqi gjithashtu është bërë lajm.

Media turke ”Haber ne diyor”, ka cituar median ”Anadolu”, e cila i ka marrë një prononcim deputetit për arsyen pse u paraqit me këtë maskë në Kuvend. “Dashuria ndaj Allahut, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten”.

Halit Valteri deklaroi nga ana tjetër, se dëshiron që të jemi të kujdesshëm dhe të barabartë me shoqërinë ku jetojnë dhe se pika fillestare e edukimit drejt kontributit në shoqëri është pikërisht këtu (dashuria ndaj Allahut).