I pakënaqur me Kryeministrin Hoti, Ramush Haradinaj paralajmëron prishjen e koalicionit

Shpërndaje

Haradinaj paralajmëron prishjen e koalicionit, nuk është i kënaqur me Kryeministrin Hoti.

Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e kolaicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e ka rrëzuar vetën nga pushteti.

“Kurti ka rrëzuar vetën, sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij”, ka thënë Haradinaj.