Ja katër opsionet për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet e 15 korrikut ka vështirësuar forimimin e qeverisë së re në Maqedoni. Bashkimi Evropian ka kërkuar qeveri të qëdrushme dhe stabile, por krijimi qeverisë është shtyrë për në fillim të muajit gusht.

Ekzistojnë disa variante për formimin e qeverisë, por kjo mbetet të shihet se si do të kalkulojnë partitë politike. Siç mëson INA, së fundi kanë nisur komunikime mes partive politike për kombinatorika të ndryshme, por gjithçka pritet të merr fund me ankesat në KSHZ.

1.LSDM dhe BDl

Në bazë të Kushtetutës, mandati për formimin e qeverisë i jepet partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, në këtë rast Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), e cila ka siguruar 46 ulëse.

Për të formuar shumicën prej 61 deputetëve, asaj i duhen edhe 15 deputetë, pra detyrimisht do të duhet të bëjë koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDl) që ka 15 deputetë, e cila në fushatë doli me kërkesën për kryeministër shqiptar.

Por, dy partitë maqedonase, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, kanë hedhur poshtë një kërkesë të tillë dhe kjo pritet të shihet se si do të reflektohet në bisedimet për qeverinë.

2. LSDM, BDl, ASH- AAA dhe PDSH

Për një qeveri më stabile egziston mundësia që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të cilët kanë 12 deputetë si dhe PDSH-ja 1 ti bashkangjiten koalicionit BDl-LSDM. Me këtë variant qeveria e re do të ketë 74 deputetë.

Kjo mund të arrihet për faktin se ASH dhe Alternativa nuk kanë dallime me BDl-në dhe LSDM për temat kyçe si është Marrëveshja e Prespës, NATO, BE-ja, por egziston një padurueshmëri mes ASH dhe BDl-së, të cilët në fushatë ishin rival kryesor.

3. LSDM, ASH – AAA, PDSH dhe E Majta

LSDM me ASH – AAA do të kenë 58 deputetë. Numër i pamjaftueshëm për formimin e qeverisë. Por nëse arrihet marrëveshje me PDSH-së dhe dy deputetët e të Majtës, atëherë mund të arrihet shumica prej 61 deputetëve. Por, kjo duket e pa mundur, pasi që lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev është shprehur kundër hyrjes në qeveri në LSDM-në. Gjithashtu partia e Apasievit ka rezerva të theksuara sa I përket proceseve euro-atlantike.

4. VMRO, BDl dhe E Majta

Varianti tjetër është krijimi i qeveisë mes VMRO-së e cila ka 44 deputetë, të Majtës me 2 deputetë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim 15 deputetë. Por edhe ky variant është i vështirë për shkak të qëndrimeve jo të qarta të VMRO-së për Marrëveshjen e Prespës dhe qëndrimet ashpra të së Majtës kundërt proceseve euro-atlantike.