Ja sa e thjeshtë do jetë fleta e votimit me koalicione dhe lista të hapura

Shpërndaje

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka sjellë një fletë votimi si shembull për të ilustruar se përse hapja e listave dhe ruajtja e formulës aktuale për koalicionet është e mundur.

Ai tha se fleta e votimit me koalicione nuk është libër i trashë, siç thotë Edi Rama dhe se do të vazhdojë të jetë e thjeshtë.

Sipas tij, shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore.