Jehona e votimit deri në ora 11 mbi 15 për qind

Shpërndaje

Dalja e votuesve deri në ora 11 sipas të dhënave të përpunuara nga 3.319 vendvotime nga gjithsej 3.480 arrin 15,51 për qind. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në këto vendvotime kanë votuar 281.308 zgjedhës.

Bazuar në të dhënat nga ueb-faqja rezultatati.sec.mk në Njësinë zgjedhore 1 kanë votuar 17.66 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, në Njësinë e dytë zgjedhore 14.34 për qind, në Njësinë zgjedhore 3, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 18.86 për qind, në NJZ 4 – 18.55 për qind, në Njësinë zgjedhore 5 – 15.02 për qind dhe në Njësinë zgjedhore 6 ka dalje më të ulët, gjegjësisht kanë dalë në votime, vetëm 9.26 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Për krahasim, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, nga ora 10 e mëngjesit, pjesëmarrja e votuesve ishte 9.52 për qind, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të mbajtura vitin e kaluar, pjesëmarrja deri në 10 të mëngjesit ishte vetëm 6.16 për qind.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të dalë në një konferencë për shtyp në ora 13:30 pasdite me një mesatare të re mbi pjesëmarrjen e votuesve.