Kandidati i BDl-së për kryeministër, Naser Ziberi nuk ka program politik “online”

Shpërndaje

Na ndajnë vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, por BDl-ja është partia e vetme që nuk ka publikuar në mënyrë elektronike të plotë Programin zgjedhor për vitin 2020-2024. Sqarimi i tyre është se pikat e programit prezantohen në vazhdimësi gjatë paraqitjeve publike dhe këmbëngulin që program gjendet “online”.

Në paraqitjet tona i shtrojmë këto çështje ndërsa segmentin të cilin ju e përmendni po ashtu e keni në faqen e internetit, bdi.mk, dhe u lutem kërkojeni se nuk është fare e vështirë që të gjendet. E kemi të shtypur, nëse doni mund t’ua dërgojmë edhe në redaksi”-tha Naser Ziberi, kandidat për kryeministër.

Por, në formë elektronike në faqen zyrtare të BDl-së gjendet vetëm 25 shtyllat e programit të sqaruara me vetëm një ose dy fjali dhe disa broshura promovuese të programit. Programi i plotë nuk ekziston në faqen elektronike të partisë.

Pas disa insistimeve nga Alsat TV thonë se, programin kanë pranuar në formë elektronike privatisht, por edhe më tej s’mund të gjendet i plotë në internet.

Ndërkohë, të gjitha partitë tjera më të mëdha kanë publikuar prej kohësh programet dhe platformat e tyre. Programet e të gjitha partive janë mesatarisht nga 100 deri në 350 faqe. Qytetarët kanë vetëm pak ditë në dispozicion deri në ditën e zgjedhjeve për t’i lexuar dhe për të marrë një vendim për dhënien e besimit të tyre, për qeverisjen e ardhshme.