Kandidati për kryeministër, Noteri Naser Ziberi nuk e respekton gjuhën SHQIPE! (Video)

Shpërndaje

Të rinjtë e koalicionit Aleanca-Alternativa kanë akuzuar kandidatin e BDl-së për kryeministër, Naser Ziberi, se nuk respekton gjuhën shqipe në zyrën e noterisë së tij, shkruan gazeta LAJM. Ata kanë vendosur sot një mbishkrim në gjuhën shqipe, pasi thonë se emrin dhe mbiemeri i noterit Naser Ziberi ishte i shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.

“Jemi sot këtu para zyrës së Noterit dhe kandidatit për kryeministër nga BDl-ja, Naser Ziberi, për të shpërfaqur hipoktizinë dhe kontradiktat të cilat i karakterizojnë të lartëpërmendurit në këtë fushatë zgjedhore. Përderisa Naser Ziberi dhe partia që ia përfaqëson mundohen të paraqesin veten si patriot të pashoq kemi ardhur këtu tek zyra e punës së Naser Ziberit për t’u dëshmuar me fakte nga zyra e tij që partia që Naser Ziberi përfaqëson është pikërisht ajo parti e cila nuk ia mundësoi Naser Ziberit të shkruaj emrin e tij në alfabetin shqip. Prandaj ai detyrohet që vulat dhe pllaketën e noterisë t’i shkruaj në alfabetin kirilik. Nga ana tjetër siç duket patriotizmi i Naser Ziberit është i lidhur vetëm për pozita dhe karrikën e kryeministrit dhe jo pas çështjeve shqiptare”, thanë një një konferencë për media përfaqësuesit e koalicionit Aleanca-Alternativa.

Kandidati për Kryeministër ‘SHQIPTAR’, noteri Naser Ziberi me tabelën vetëm në gjuhën maqedone!