Kasami nga Tearca: Koalicioni VMRO – BDl prodhojë vetëm konflikte ndëretnike

Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami së bashku me kanditatët tjerë për deputet të koalicionit ‘Mundemi’, mbajtën tribunë me qytetarët në komunën e Tearcës. Para banorëve Kasami shpalosi prioritet e koalicionit gjatë qeverisjes pas 15 Korrikut. Ai foli edhe për arritjen e koalicionit në mes Besës dhe LSDM-së, ku theksoi se ky koalicionit i theu barrierat etnike.

“Së bashku do e ndërtojmë këtë shtet, do e bëjmë një shtet europian për të gjithë”, deklaroi Kasami.

Më tej Kasami ka thënë se qeverisja VMRO-BDl prodhojë vetëm konflikte ndëretnike dhe pasurim të disa individëve, si ka VMRO njëashtu edhe nga BDl.