Kasami për VOA: Lëvizja Besa do të angazhohet që Maqedonia të anëtarësohet në BE, BDl të përgatitet për në opozitë

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka deklaruar se Lëvizja Besa do të angazhohet që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE, përcjell Albanews24.

I pyetur nga VOA se për çka angazhohet Lëvizja Besa në zgjedhjet parlamentare dhe cila është arsyeja e koalicionimit me LSDM-në. Ai thotë se Maqedonia do të duhet të mbarojë procesin integrues dhe se në mandatin e ardhshëm Besa-LSDM do të përfudojnë të gjitha çështjet e hapura me BE-në dhe do të finalizohet ky proces.

”Besa do të angazhohet që përfundimisht Maqedonia të integrohet në Bashkimin Evropian. Jemi të vetëdijshëm se formalisht në katër vitet e kaluara e vështirë ishte të përfundojë e gjitha puna. Por, të sigurtë jemi se në përfundimin e katër viteve të mandatit të ardhshëm, do të përfundojmë pjesën më të madhe të punës”.

Sipas Kasamit koalicionimi me LSDM-në vjen prej një përvoje të mirë me LSDM-në, edhe atë në pjesën e ndryshimeve kushtetuese.

Kandidati për kryeministër shqiptar, sipas tij, nuk bëhet fjalë për kryeministër shqiptar, por bëhet fjalë për propozim të BDl-së që Naser Ziberi të jetë kryeministër i tyre i Maqedonisë. Kandidati për kryeministër i propozuar nga BDl është një truk parazgjedhor. BDl le të përgatitet për të kaluar në opozitë dhe vështirë do ta kenë të formojnë grupin parlamentar.