Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nesër protestojnë në moton “Zgjedhje PO, Vjedhje JO”

Shpërndaje

Sot përmes një konference për media Koalicioni,, Tash është Koha” ka njoftuar për protestën e nesërme kundër vjedhjes së votës dhe vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë të shprehur përmes votës së lirë në zgjedhjet e 15 korrikut.

Zëdhënsja e Shtabit Nurxhan Asanoska ka thënë:

“Një vend i cili po i fillon negociatat për të qenë anëtar i BE-së nuk guxon të lejojë që një pjesë e qytetarëve të vendit të privohen nga e drejta për të zgjedhur dhe për të qenë të zgjedhur që është e drejta elementare njerëzore dhe politike në BE. Simbolet e këtij marshi do të jenë vetëm flamurët partiak dhe flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa sloganet do të jenë të lidhura vetëm për mbrojtjen e demokracisë. Çdo simbol tjetër që shpreh fobie, urrejtje ose fyerje nga kushdo qoftë është në kundërshtim me marshin. Marshi do të fillojë në orën 19.00”, deklaroi Nurxhan Asanovska, zëdhënëse e Shtabit qendrorë.

Ajo tha se organizatorët janë kujdesur edhe për numrin e pjesëmarrësve për shkak pandemisë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithaq qytetarëve duke i respektuar masat e sipërpërmendura të bashkohen këtij marshi që në mënyrë simbolike të bëhen pjesë në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, shtoi ajo.