Kosovë, ish ministri Abdixhiku rezulton pozitiv me koronavirus
Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëshorten ka rezultuar pozitiv me sëmundjen COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga vet anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një statusi në Facebook.
Abdixhiku u shpreh se po ndihet mirë dhe se është vetëizoluar.
“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, shkroi ai.