KSHZ certifikon rezultatet zgjedhore: LSDM-BESA 46, VMRO 44, BDl 15, ASH-AA 12, E MAJTA 2, PDSH 1

Shpërndaje

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve miratoi konkluzën për shpalljen e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ Oliver Derkovski i kumtoi rezultatet e përbërjes së re prlamentare prej 120 deputetësh.

LSDM 46, VMRO 44, BDl 15, ASH-AA 12, E MAJTA 2, PDSH 1.

Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptar nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.