KSHZ: Deri në ora 09:00 jehona e votuesve është 5.19 për qind

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërtë të ditur se janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet dhe se procesi zgjedhor deri në këto momente vazhdon pa probleme. Sipas të dhënave nga KSHZ, jehona e votuesve deri në ora 09:00 është 5.19 për qind.

Në njësinë e parë zgjedhore dalja e votuesve 6.58 për qind, ku më së shumti dalje është regjistruar në Komunën e Aerodromit, ku kanë votuar 10.13 për qind. Dalje më të ulët në këtë njësi zgjedhore është regjistruar në Studeniçan ku ka dalje prej 1.81 për qind.

Në njësinë e dytë zgjedhore dalja është 4.58 për qind, ndërsa në njësinë e tretë zgjedhore dalja është 6.1 për qind.

Në njësinë e pestë zgjedhore dalja e votuesve deri në ora 09:00 është 5.22 për qind, teksa dalje më të madhe ka Krivo Gashtani me 13.1 për qind, kurse në Qendër Zhupë ka dalje më të vogël 1.01 për qind.

Në njësinë e gjashtë zgjedhore dalja e votuesve deri në orën 09:00 është 2.59 për qind. Dalja më e madhe e votuesve në këtë njësi zgjedhore është regjistruar në komunën e Jegunovcit ku dalja është 4.17 për qind, ndërsa më pak dalje të votuesve ka në Vrapçishtë ku janë regjistruar 1.39 për qind të votuesve.