KSHZ shpall rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp ka publikuar rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet parlamentare. Nga gjithsej 942.334 votues dhe prej 31.466 fletëvotimeve të pavlefshme rezultatet janë:

Koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja ka gjithsej 327.329 vota, VMRO -DPMNE-ja dhe koalicioni 315.343 vota, BDI 104.587 vota , koalicioni ASH-AAA 81.227 vota, partia e Majta 37.551 vota, dhe PDSH 13.891 me vota.

Komfor votave, LSDM dhe koalicioni Mundemi ka siguruar 46 mandate, VMRO-DPME 44, BDI 15, ASH-AAA 12, e Majta 2, PDSH 1.

Sipas Njësive Zgjedhore:

Njësia e Parë Zgjedore: LSDM dhe koalicioni mundemi -8 mandate, VMRO-DPMNE-7 mandate, BDI-2 mandate, ASH-AA-2, E Majta-1 mandat.

Njësia e Dytë Zgjedhore: VMRO-DPMNE-7 mandate, LSDM dhe koalicioni “Mundemi”-7 mandate, BDI-3 mandate, ASH-A-3 mandate.

Njësia e Tretë Zgjedhore: VMRO-DPMNE-10 mandate, LSDM dhe koalicioni “Mundemi”-9 mandate, E majta-1 mandat.

Njësia e Katërt Zgjedhore: LSDM dhe koalicioni “Mundemi”-10 mandate, VMRO-DPMNE-10.

Njësia e Pestë Zgjedhore: LSDM dhe koalicioni “Mundemi”-8 mandate, VMRO-DPMNE-8, BDI-3 mandate, ASH-A-1 mandat.

Njësia e Gjashtë Zgjedhore: BDI-7 mandate, ASH-A-6 mandate, koalicioni “Mundemi” dhe LSDM-4 mandate, VMR0-DPMNE-2 mandate, PDSH-1 mandat.