KSHZ shpall rezultatet në zonën zgjedhore numër 4, për pak fiton koalicioni nga LSDM-ja

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) doli me rezultatet e para. Sipas KSHZ-së në gjithë vendin dalja e qytetarëve në zgjedhje ka kaluar 50% e votuesve të regjistruar për të votuar.

Në zonën zgjedhore numër katër, ku garën e bëjnë partitë maqedonase dhe ku kandidon ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kundrejt sekretarit të Përgjithshëm të OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, LSDM prin me një përqindje të vogël.

Këto janë rezultatet e 482 vendvotimeve nga 618 në total.

Koalicioni mundemi prin me 46.45, OBRM-PDUKM me 45.5%, E majta me 4.03%, Integra me 1.62% dhe partitë tjera me përqindje të vogël, duke përfshirë këtu BDI me 0.18% dhe koalicionin ASH-AAA me 0.13%.