Kuvendi i Kosovës jep mijëra euro për sigurimin e objektit (Dokument)

Shpërndaje

Kuvendi i Republikës së Kosovës, përgjatë këtij muaji ka finalizuar një tjetër kontratë.

Këtë herë me marrëveshje është nënshkruar tenderi që ka të bëjë me sigurimin e Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kohëzgjatja e marrëveshjes është bërë për 36 muaj, dhe se vlera e parashikuar ka qenë 30 mijë euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Prisig”, Sh.A, dhe ka kushtuar hiç më pak se 23 mijë e 895 euro.

Tutje, në po të njëjtin njoftim bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 28 mijë e 408 euro.