Labi paralajmëron protesta tjera

Shpërndaje

Këngëtari, Labinot Tahiri i cili ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, ka paralajmëruar protesta tjera nëse Qeveria nuk mbështetë ekonominë, veçanërisht t’i kompensojë humbjet e mëdha të bizneseve dhe familjeve.

Labinot Tahiri kishte organizuar protestë para Qeverisë së Kosovë bashkë me një pjesë të estradës dhe pronarët e restoranteve, aty ishte thënë deklarata e famshme e Tahirit “s’ka virus”.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Kuvendit ka thënë se janë të obliguar moralisht dhe shpirtërisht që të dalin në protesta të vazhdueshme.

“Unë jam i gatshëm për çdo familje apo qytetarë”, ka shkruar Tahiri ndër tjerash.

Postimi i plotë: